Connect with us

Kosovë

Avdullah Hoti paralajmëron mbylljen totale në Kosovë: Gjendja është tepër e rëndë

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë” paralajmëron një mbyllje totale të vendit.

Hoti thotë se situata në Kosovë me pandeminë është tepër e rëndë dhe situata s’mund të përballohet dot.

Sipas tij, qeveria do të jetë e detyruar të shkojë drejt masave ekstreme duke përfshirë mbylljen totale.

”Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë bukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri më tash, disa masa pak më strikte vikendin e kaluar dhe tash jemi duke i përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke i kryer disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që i prekin kryesisht këto masa, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim masa./BW

NA NDIQ NË FACEBOOK