Connect with us

OP / ED

Arlinda Qato: Pse ka dështuar shteti shqiptar në përballimin e pandemisë?

Published

on

Analize

Nëntor dhe akoma nuk kemi marrë mësimet e marsit. Marsi përkoi me shpalljen urgjente të gjendjes së jashtëzakonshme kur kishim vetëm 10 infektime në ditë, kur lufta ndaj armikut të padukshëm ishte më shumë strategji diktatoriale, e finalizuar me lockdown total të pakuptimtë, ku frika dhe terrori ishin më shumë prioritet qeveritar sesa menaxhimi efikas i armikut të padukshëm i lobuar fuqishëm nga i pari i qeverisë. Vendimet e njëpasnjëshme antikushtetuese, të ngjyrosura nga justifikimi i gjëndjes së jashtëzakonshme, të deleguara nga i ashtëquajturi Komiteti i Ekspertëve pa ekspert të mirëfillt ishin indikatorët e parë të paaftësisë shtetërore. Vendimet merreshin pa shqyrtuar pasojat që linin mbrapa, pasoja të cilat janë prezente dhe sot. E nisëm ne vendimin e mbylljes së institucioneve arsimore, ku gjëja e fundit që duhet të ndodhte erdhi e para e ndjekur me një lum mbylljesh të tjera, totalisht të pakuptimta dhe me kosto tejet të madh për ekonominë e vendit. Mungesa e financave për dëmshpërblimin e bizneseve është aktuale, me mijra biznese të vogla ose janë mbyllur, ose bilanci i tre mujorit shënon minus, tregues ky i falimentimit direkt. Suksesi post-Covid nuk ekziston. Është iluzion elektroral, siç iluzion ishin spitalet me mijra shtretër të ndërtuara dhe gati të prisnin me sukses pacientët shqiptar që do hasnin tamponin pozitiv. Iluzioni arriti deri tek krijimi i spitalit Covid-3, i ndërtuar ky me pajisjet më të mira europiane, me teknologjinë më të fundit, i projektuar për ti bërë ballë valës pandemike. Rezultoi të ishtë një gënjeshtër e madhe, ku realiteti tregon disa shtretër të vendosur përdhe me njerëz të dyndur drejt ambulancave, pacient që vetvriteshin nga spitalet shteërore si mundësine e fundit të tyre drejt shpëtimit. Nga premtimi i shëndetësisë falas, kaluam tek mjekimet e shtrenjta në Turqi. Ky është realiteti, jo fjalët boshe me përralla europiane. Shëndetësia është në kolaps dhe shifrat me tendencë të frikshme rritëse të të infektuarve me Covid po e dëshmojnë në ditët që ndodhemi. Në një shtet ku as kryerja e tamponit nuk sigurohet, mos prisni as mjekim e aq më pak shërim. Mësimi online nga ana tjetër ishte opsioni i fundit, që u projektua të ishte i pari. Pa infrastrukturë, pa menduar pasojat negative që linte, pa asnjë lloj dëmshpërblimi të mjeteve elektronine. Studentët u lanë në mëshirë të fatit, të vendosura pas aparaturave elektronike, ku dikujt i ndodheshin dhe dikujt jo. Shqipëria nuk është e zhvilluar më infrastrukturë fizike arsimore dhe jo më elektronike.Mungesa e trajnimit ishte e theksuar, ku zgjidhja e vetme ishte fasada e clasroomit. Po shihet qartë që po ecim me të njëjtat ritme dhe fundi nuk është aspak i mirë. Protesta e studentëve që kërkonin rikthimin në auditor u shumëzua me zero.U shumëzuan me zero gjithë shpenzimet e tyre të bera, gjithë dëshirat e tyre për një arsim funksional dhe dinjitoz tre ditë pas rifillimit të mësimit në kushte normale. Është papërgjegjshmëri ekzekutive,të cilës nuk i dihet fundi. Shteti shqipar ka dështuar dhe ky është fakt. Nëntori shënoi fillimin e fashës orare, indikator ky i mbylljes totale, gjë e cila është e fundit që i duhet Shqipërisë. Covidi mund të qarkullojë rreth nesh për vite të tëra dhe nëse zgjidhja është fshehja sepse jemi të paaftë në menaxhim, është situatë problematike ku ata njerëz të cilët janë aty fal nesh, për t’u kujdesur për nevojat tona,nuk duhet të jenë më aty. Kemi nevojë për ndryshim rrenjësor dhe ky ndryshim duhet të fillojë me ndërgjegjësimin tonë në rradhë të parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK