Connect with us

Lajme

Arjanit Hoxha për opozitën: Për interesa partiake janë të gatshëm të shkelin mbi gjithçka

Publikuar

Sekretari i Lëvizjes Besa, njëherit edhe ministër i Bujqësisë, Arjanit Hoxha përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se opozita shqiptare me takimin e sotëm me kreun e VMRO-së, Mickoski ka shkelur mbi gjithçka, madje edhe mbi 27 prillin.

Hoxha e quan opozitën si fenomen të ndërtuar mbi hipokrizi që do vazhdojë sipas tij të qëndroj edhe gjatë kohë në opozitë.

Në emër të 27 Prillit fituan mandatet e deputetëve, ndërsa sot, më 6 Nëntor u dëshmuan shqiptarëve se për interesa partiake janë të gatshëm të shkelin mbi gjithçka, përfshirë edhe mbi ngjarjet e 27 Prillit. Fenomeni i ndërtuar mbi hipokrizi që do vazhdojë edhe gjatë – Opozitë e përjetshme!”, ka shkruar në Facebook, Arjanit Hoxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK