Connect with us

Lajme

Angazhimi i ushtarëve, Shekerinska: Mjekët të mund të punojnë të qetë

Publikuar

Nga e enjtja, policisë pritet t’u bashkohen edhe pjesëtarët e ushtrisë për të siguruar bashkë institucionet shëndetësore e shtetërore.

Nga ARM thonë se janë siguruar pajisjet e nevojshme për mbrojtjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe për momentin nuk ka nevojë të angazhohen rezervistët. Pritet vetëm vendimi i presidentit Pendarovski që fillimisht 295 pjestarë të ARM-së të fillojnë të ndihmojnë MPB-në

“Duam që punëtorët shëndetësorë të preokupohen vetëm për shëndetin tonë. Jo të shqetësohen se kush qëndron para sptaleve, jo të shqetësohen se mos rezikohet shëndeti dhe siguria e tyre. Ata duhet tërësisht të përkushtohen në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Arsyeja e dytë e shpalljes së gjendjes së krizës, ishte zgjerimi I kapaciteteve shëndetësore, po kjo nuk ishte as e para as arsyeja kryesore. Siç e shikoni ppo bëhen përpjekje, numrat kohëve të fundit po shtohen por tani do të shtohen edhe kapacitetet nga shëndetësia pubike.”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes Qeveria ndërkohë nuk mendon për vendosjen e orës policore, përcjell TVM2.

Sipas ekzekutivit, masat e reja po japin efekte të caktuara, virulenca e virusit zvogëlohet, por nëse ka rritje të numrit të të infektuarve, Qeveria do të marrë vendime të reja. Për momentin, për diskutim në KSI, të premten do të jetë gjendja në Prilep, ku kryetari i Komunës këkroi vendosjen e karantinës, pas rritjes alarmante të shifrave të të infektuarve.

NA NDIQ NË FACEBOOK