Connect with us

Lajme

Ambasadorja franceze në Shqipëri: S’ka hapa pas, duhet të hapen negociatat për në BE

Publikuar

Ambasadorja e re franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, zhvillon vizitën  e parë zyrtare në Elbasan në Aleancën franceze.

E pyetur për qëndrimin e Francës për integrimin e Shqipërisë në BE ajo u shpreh:

” Tani  jemi në një periudhë tjetër, etapë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në Marsin e këtij viti Këshilli Europian vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen, dhe ajo që po bëjmë tani është të shohim sesi do të negociohet në të ardhmen. Por nuk ka hapa prapa, ne jemi gjithmonë të mendimit që duam të hapim negociatat. Sic e dini mirë ka kushte për të plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit janë kushte të cilat janë vënë dhe që unë nuk po i përsëris të gjitha. Dhe kjo nuk varet as nga Franca, as Kroacia apo Polinia, por nga Shqipëria. Kjo është situata dhe përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe me Francën dhe Shqipërinë kemi një lajm shumë të mirë, atë të ardhjes në Shqipëri, të Agjencisë Franceze të Zhvillimit. E cila do të vijë këtu do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë Shqiptare. Të gjitha këto ne i bëjmë së bashku me vende të tjera të Bashkimit Europian se duhet ta dini së Bashkimi Europian është partneri numër një i Shqipërisë përsa i përket ndihmës publike, sa i përket projekteve të modernizimit të administratës publike”.

“Kjo është fare normale sepse Shqipëria është një vend evropian. Pra ky është një proces pune i cili po zhvillohet, megjithatë mendoj që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë antëare e Bashkimit Europian.  Dhe punë ime këtu, si dhe puna e të gjithë ambasadorëve të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri është të punojmë së bashku për ta ndihmuar Shqipërinë për këtë qëllim”, tha ajo, raporton TCh.

.

Maqedoni42 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri1 hour ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK