Connect with us

Kulturë

Aktori shqiptar Valter Gjoni humb betejën me COVID-19

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Valter Gjoni. Aktori dhe regjisori i njohur nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës, COVID-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi emocionues në Instagram.


“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”, ka shkruar Veliaj në një fotografi të të ndjerit të publikuar në llogarinë e tij zyrtare.

Valter Gjoni ishte i lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë. Ai kishte mbaruar studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik dhe po në këtë vit fillon veprimtarinë e tij profesionale si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televi-zionit Shqiptar.

Në biografinë e tij artistike ka 60 role në teatër dhe estradë, tetë role në kinematografi, ka realizuar pesë filma dokumentar etj. Ngushëllime për humbjen e tij kanë shprehur emra të njohur të kinematografisë shqiptare.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK