Lajme
Aksident i rëndë në Tiranë, vetura e policisë përplas të riun me motor

Rreth orës 19:00 në Tiranë ka ndodhur një aksident i pazakontë.
Në kombinat në një nga rrugicat e lagjes së Misto Mames , një veturë e policisë ka përplasur një person që udhëtonte me motor.
“Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton ABC News përcjell Klan Kosova.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
.



















