Connect with us

Sport

Abrashi: Ndaj Bjellorusisë një finale e vogël, ka kush më zëvendëson!

Publikuar

Amir Abrashi ishte një nga më të mirët në fushë për Shqipërinë në suksesin 3-1 ndaj Kazakistanit, takim në të cilin fitoi edhe një 11-metërsh edhe pse ai karton i verdhë që mori do ta mbajë jashtë ndeshjes ndaj Bjellorusisë. Në mikrofonin e Supersport, Abrashi deklaroi:

Ndeshja me Kazakistanin – Unë jap maksimumin të jap ndeshjen. Ka për të qenë finale e vogël me Bjellorusinë. Komplimente ekipit për fitoren.

Penalltia me kokë – Aty thashë, të futem të fitoj duelin. Kur ke besim, dalin rastet. Më vjen mirë që ndihmova ekipin.

Faulla të fituar – E dimë lojën që kemi bërë atje. E di që duhet të fitojmë duelet. Kemi patur shumë raste, duhet të shënojmë më shumë.

Mungesa në Bjellorusi – Kam besim se do fitojmë, kemi shumë lojtarë të mirë të luajmë këtu. Kemi djem të tjerë që do të japin maksimumin me Bjellorusinë”, u shpreh Abrashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK