Connect with us

Lajme

A është e përçarë BDI-ja dhe sa grupe funksionojnë brenda saj? Përgjigjet Ali Ahmeti

Publikuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, edhe një herë ka hedhur poshtë zërat për përçarje brenda subjektit të tij mes nënkryetarit Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, shkruan gazeta LAJM.

“Janë mirë të gjithë nuk ka grupe. Në Çair ishim të gjithë bashkë, edhe këtu në festë poashtu jemi bashkë të gjithë. Asgjë të keqe nuk ka në këtë drejtim”, tha Ahmeti. Ai foli edhe për paralajmërimet se opozita do të inicojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë në Kuvend. “Kjo është detyrë e përhershme e opozitës të kërkojë mocion ndaj qeverisë. Le të urdhërojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh Ahmeti.

Lidhur me kontestin e hapur me Bullgarinë për historinë dhe gjuhën kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kryeminsitri Zoran Zaev ka vënë në rrezik karrierën e tij politike për të zhbllokuar rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ai tha se shpreson edhe në konstruktivitetin e palës bullgare, por nuk përjashton edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtarë. Ai tha se solidarizohet me maqedonasit dhe se shqiptaret asnjehere nuk i kane kontesuar asgje bashkëqytetarëve te tyre.