Connect with us

Sport

A e keni ditur? Medalisti nga Europiani në boks, nip i Enver Idrizit! (Video)

Publikuar

Ardijan Azemi, medalisti i bronztë nga Europiani në boks për të rinj, gjatë ditës së sotme ishte mysafir i emisionit “Pasqyra sportive” në TVM2, ku mes tjerash, u zbulua një fakt shumë interesant.

17 vjeçari, zbuloi se Enver Idrizi, kampioni i botës në karate, është dajë i tij dhe se ai ka qenë ndër të parët që e ka uruar për suksesin e madh të arritur të Budva të Malit të Zi.

Trajneri i boksierit, Naser Haruni dhe vet Ardijan Azemi, janë të mendimit se është e vështirë të ecet hapave të legjendës Enver Idrizi, por edhe se do të orvaten t`a gëzojnë ate dhe gjithë shqiptarët edhe në garat e ardhshme europiane dhe botërore.

NA NDIQ NË FACEBOOK