Lajme
A do të rikandidohet Visar Ganiu, Ibrahimi: Koalicioni fiton në shumicën e komunave po edhe në Çair

Ka ngelur edhe një vit deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të rregullta në vend.
E një vit para zgjedhjeve emrat e kandidatëve mbeten enigmë.
Kreu aktual i Komunës së Çairit Visar Ganiu i tregoi portalit News33 nëse do të kandidohet për mandatin e dytë.
Kurse Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni ASH-AAA shprehet i bindur për fitoren e koalicionit në shumicën e komunave po edhe në atë të Çairit, por ngrit edhe ca pikpyetje.
Kur jemi tek mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe emrat e kandidatëve, mund të themi se emër i vetëm i konfirmuar është ai i Azem Sadikit nga PDSH në Komunën e Studeniçanit./news33















