Sport
ZYRTARE: Pensinohet Marcelo Lippi

Lippi ka qenë i papunë që pas dorëheqjes nga posti i trajnerit të Kinës në nëntor të vitit të kaluar, pas një disfate në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.
Detyra e tij e dytë në krye të kombit aziatik zgjati vetëm gjashtë muaj.
72 vjeçari fitoi Kupën e Botës me Italinë dhe Serie A me Juventusin.
“Unë përfundimisht kam mbaruar gjithçka me punën e trajnerit”, ka deklaruar Lippi, përcjell lajmi.net.
“Kjo është e drejtë, mjafton. Ndoshta mund të jem i dobishëm në role të tjera, le të shohim. Por asgjë deri në pranverë”./Lajmi.net/






















