Sport
ZYRTARE: Mario Gotze transferohet te PSV

Ish reprezentuesi i Gjermanisë ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe holandeze, PSV.
PSV në llogarinë e klubit ka njoftuar transferimin e 28 vjeçarit, shkruan lajmi.net.
#MeisterMario = PSV’er!
pic.twitter.com/5QDbqu5eTB
— PSV (@PSV) October 6, 2020
Gotze ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSV, teksa ka qenë lojtar i lirë, pas largimit nga Dortmund.
Futbollisti që po largohet për herë të parë nga futbolli gjerman, në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich./Lajmi.net/






















