Sport
ZYRTARE: Kjo është skuadra e re e Ersil Ymerit

Mesfushori shqiptar, ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.
Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit.
Së fundmi, ai ishte pjesë e Llapit në kampionatin e Kosovës, duke qenë protagonist me ekipin e tij.
Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme. /Lajmi.net/






















