Sport
ZYRTARE: Aliti huazohet te Zurich

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, do të luajë në sezonin e ri me skuadrën e Zurich, përcjell lajmi.net.
Faqja zyrtare e Kalmar bën të ditur se lojtari do të kalojë në Zvicër në formë huazimi.
Fidan Aliti lånas ut till FC Zürich.https://t.co/cW1zik3JvC pic.twitter.com/WTHJpMufuc
— Kalmar FF (@KalmarFF) October 2, 2020
Lojtari do të shkojë në Zvicër si pasojë e kërkesës së tij personale, për arsye familjare.
Faqja e Kalmar bën të ditur se ai dëshironte të ishte afër familjes së tij.
Huazimi do të jetë valid deri më 31 maj të vitit 2021, me opsion për blerje permanente. /Lajmi.net/






















