Religjion
Zotëri Macron, Islami është feja e Allahut,dhe nuk është sistem i pushtetit….
Zotëri Macron, Islami është feja e Allahut,dhe nuk është sistem i pushtetit i bazuar në gjendjen shpirtërore të elektoratit dhe falsifikimin e votave
Me rastin e deklaratave të fundit islamofobike të presidentit francez Macron, në profilin e tij në FB, është lajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Dr. Ali al-Kurre Dagi, i cili në mesazhin e tij drejtuar presidentit francezka shkruar si më poshtë:
„Zotëri
Macron, mos u brengosni ju për fenë tonë – Islamin, sepse Islami kurrë nuk
është mbështetur në përkrahjen e pushtetit as nuk e ka ngritur shpatën kundër
kujtdo që refuzon ta pranojë atë, në mënyrë që t’ia imponojë flamurin e tij me
forcë.
Islami është
një e vërtetë e përjetshme ekzistenciale,e cila i zgjidh problemettë cilatpër
pushtetmbajtësitjanë të pazgjidhshme. Ai është fe e Allahut, dhe nuk është sistem
i pushtetit i bazuar në gjendjen shpirtërore të elektoratit dhe falsifikimin e
votave.
Islami është
prani e përhershme e arsyes, provave dhe mbrojtjes së njeriut. Aty ku ka liri,
Islami është mirë, kurse aty ku ka dhunë dhe tirani, Islami po përhapet
gjithnjë e më shumë, pavarësisht tiranëve dhe zullumqarëve.
Zotëri
Macron, feja jonë nuk po kalon, as nuk do të kalojë ndonjë krizë, sepse Islami
nuk është shpikje njerëzore që të ketë frikë nga mangësitë, dëmtimet dhe
pasimet e dobëta. Ai është Islami dhe kjo është e mjaftueshme, ai jeton
pavarësisht intrigave të të tjerëve dhe pavarësisht islamofobisë.
Ne nuk kemi
frikë për fenë tonë, as nuk ka nevojë të kemi frikë, zotëri president, për shkak
të atyre që flasin për ekzistimin e krizës.
Në vend të
kësaj, ne ju themi: E ardhmja i përket Islamit,kurse ne kemi frikë për të
ardhmen e shoqërive të cilat fetë dhe shenjtëritë e huaja i bëjnë qëllime dhe
synime legjitime. Kemi frikë për shoqëritë e tilla nga pushteti që varet prej krijimit
të armiqve.
Neve na vjen
keq për sundimtarin,i cili nuk ndalet së jetuari në krizë dhe të cilit i
imagjinohen luftërat fetare të Mesjetës, edhe pse jetojmë në shekullin 21. Nëse
ekziston ndonjë krizë e vërtetë, atëherë ajo është për shkak të standardeve të
dyfishta të disa udhëheqësve politikë perëndimorë.
Ne duam t’ju
kujtojmë, se frenat e pushtetit dhe fuqisë në botën arabe
dhe islame, në shumicën e vendeve, mbahen nga ata që ju i krijuat ose që kanë
kryer grushtshtet, të cilin ju e keni bekuar, për të ardhur në pushtet përmes
kufomave të njerëzve të pafajshëm.
Presidenti
Macron, Ju jeni në një krizë të çoroditjes morale, njerëzore dhe politike,
kurse Islami nuk mund të mbajë përgjegjësi, as të mbajë barrën e liderëve të
rremëdhe marionetave, të cilët kanë krijuar kriza me sponsorizimin tuaj.
Zotëri
Macron:“Vendimi i përket vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që të adhuroni
vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e din.” (Jusuf, 40)
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)






















