Connect with us

Kosovë

Zjarr në një fabrikë në Lipjan, shkaktohen mbi 1 milionë euro dëme

Publikuar

Në Lipjan, në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv njëri nga pronarët e kompanisë, Banush Fazliu, i cili tha se dëme në njerëz nuk kanë por se dëme të mëdha materiale kanë.

” Zjarri në fabrikën “Vëllezërit e Bashkuar” ka ndodh diku rreth orë 02:00 pas mesnate, Kemi dëme të mëdha diku mbi 1 milionë euro dëme kemi”.

“Për me ndal zjarrin kanë ardh zjarrfikësit nga Lipjani, Shtimja dhe Prishtina, po ashtu ka pasë edhe njësite të policisë së Lipjanit”, ka thënë Fazliu.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK