Kosovë
Zgjim Hyseni i PSD-së sulmon ashpër Bashkimin Evropian për trajtimin që po i bën Kosovës

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke e sulmuar trajtimin që Bashkimi Evropian po i bën Kosovës.
Nuk dihet nëse ky sulm i z.Hyseni ka lidhje me ardhjen e Oliver Varhelyit, komisionerit për Zgjerim, në Kosovë.
Sidoqoftë, anëtari i PSD-së merret specifikisht me Raportin e Progresit për Kosovën.
“Çfarë do të bëhej sikur Raporti i Progresit per Kosovën të ishte shembullor? Siç duket paten me e detyru Serbinë me na njoftë. Pak e vështirë. A munden së paku diqysh me ia ba që keto 5 vendet e BE-së me na njoftë. Jo, e paten ndërmend veç per neve me ba pagë minimale në nivel evropian-që mos me i ikë popullsia nxënëses së mirë Kosovë, që po i kryen detyrat pa pikëpyetje dhe secilën me provë.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.
Hyseni ka denoncuar edhe reagimin e zbehtë të BE-së ndaj deklaratave monstruoze të ministrit të Punëve të Jashtme, z.Ivica Daçiq, i cili qortonte haptas serbët që tregonin se ku ishin varrezat masive të shqiptarëve.
Statusi i plotë:
Sikur ta kënaqnim Raportin e Progresit
Çfarë do të bëhej sikur Raporti i Progresit per Kosovën të ishte shembullor? Siç duket paten me e detyru Serbinë me na njoftë. Pak e vështirë. A munden së paku diqysh me ia ba që keto 5 vendet e BE-së me na njoftë. Jo, e paten ndërmend veç per neve me ba pagë minimale në nivel evropian-që mos me i ikë popullsia nxënëses së mirë Kosovë, që po i kryen detyrat pa pikëpyetje dhe secilën me provë. Kjo është me kërku tepër. BE nuk ka bërë kështu as kur anëtareve të vet, Greqisë e Spanjes i pat ardhë laku ne fyt. . As këtë punë nuk e nisë BE. Dreqi e marrtë, liberalizimin e vizave bile. 1.8 milion banorë i kemi, s’mbushim kurrfare hesapi krejt me ikë. As kaq punë s’bën Unioni i parajsës kaltër. Ata nuk e nxjerrin as një deklarate reaguese kunder monstres Ivica Daçiç që i shan serbët se tregojnë për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.
Çka mund të bëjë BE sikur ne të përparonim në raportin e tyre? Iu ka mbetë me i angazhu disa antropologë kulture me na e studiu rajon pas rajoni, në fshat e qytet. Cilat ishin format e jetesës këtu? Çfarë simbolika e mite i lidhin njerëzit? Si e kanë konstruktuar e si e kanë konservuar dinjitetin? Kujt i dhemb me ia sha plisin e kujt djepin? Ku ka goditë lufta në gra, e ku në burra? Aman kërkojeni disi edhe inatin e të rinjve. Mblidhni krejt këto të dhena edhe çoni në Beograd. Le të na vijnë këto të dhëna të aplikuara, ashtu siç di Beogradi. Kështu do ta nxjerrni më të keqen prej nesh. Rezultati do të jetë ai i supozuar në fillim. “Primitivzmit ballkanik” i ka ardhur koha ta rifillojë ciklin, po i shfryen pasionet e tij ataviste. Kështu procesi i normalizimit veç do të marrë hov, por drejtimi ka qenë gjithmonë po ky.






















