Connect with us

Uncategorized

Zgjedhjet presidenciale në Qipron turke: Gjysma e ishullit, në duart e Erdoganit

Publikuar

më

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Qipros Veriore, kryeministri Ersin Tatar fitoi me 51.74 përqind të votave, ndërsa Akinci fitoi 48.26 përqind.

Zgjedhjet presidenciale jubilare të dhjeta në Qipron Veriore, u mbajtën në përputhje me masat epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Erdogan shkroi në Tëitter se në emër të popullit dhe në emër të tij, ai përgëzon kryeministrin aktual të Qipros Veriore, Tatar, për zgjedhjen e tij si president i ri i vendit.

“Turqia do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqve Qipriotë,” tha Erdogan.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu gjithashtu uroi Tatarin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Qipron Veriore.

Një fushatë e ashpër zgjedhore

Pas konfliktit për të drejtën për të shfrytëzuar lëndët djegëse fosile në ujërat mesdhetare lindore midis Turqisë dhe Greqisë, fushata zgjedhore midis dy udhëheqësve kryesorë politikë dhe shefave qipriotë turq, veteranëve dhe presidentit të tanishëm Mustafa Akinci, 72 vjeç, të cilët kundërshtojnë dominimin e plotë të Ankarasë, dhe kundërshtarit të tij, kryeministrit Ersin Tatar, 60 vjeç, i cili mbron harmonizimin e plotë me politikën zyrtare turke, qe mjaft e ashpër.

Dhe siç u pa me votë, fitoi fryma e dytë, apo e dominimit të Ankarasë.

Vendi i njohur ndërkombëtarisht është Qiproja, ajo jugore, e cila banohet nga grekët.

Pjesa greke e Qipros është një anëtare e BE, ndërsa vetëm Turqia ka njohur shtetin turk qipriot në veri të këtij ishulli mesdhetar të ndarë.

Takim me grekët qipriotë

Ndarja midis turqve qipriotë në ata që dëshirojnë të kenë një shkallë më të madhe të autonomisë në vendimmarrje dhe mbrojnë ndikimin e moderuar turk dhe ata që do të donin t’i bindeshin plotësisht vullnetit të Ankarasë është thelluar më shumë se kurrë, raporton AP.

Prova e parë për presidentin e ri turk qipriot do të jetë një takim me grekët qipriotë dhe përfaqësuesit e tre vendeve “garantuese” për Qipron – Greqinë, Turqinë dhe Britaninë e Madhe, të njoftuar nga sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres me synimin për të filluar bisedimet e paqes së vdekur.

Akinci beson se federata është modeli i vetëm i mundshëm për paqen në ishull, ndërsa rivali i tij Tatar beson se federata nuk është një zgjidhje e mirë, por një marrëveshje model midis dy shteteve të pavarura, të propozuar nga Ankaraja.

.

Shqipëri34 seconds ago

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

Lajme42 minutes ago

Gjermania planifikon “pensionin e hershëm”, çfarë do të thotë?

Maqedoni1 hour ago

Snopçe: Po zbehet përfaqësimi i shqiptarëve, po rrezikohet krijimi i kuadrove të rinj

Lajme1 hour ago

Ramadani: Ndoshta dikujt i hahet flija, por Izet Mexhiti nuk kthehet te Alija

Ndryshe1 hour ago

Aktori i njohur Adrian Aziri rrëfen kthesën e madhe në jetë dhe faljen e pesë vakteve të namazit

Maqedoni1 hour ago

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Mbi 1.700 mësues trajnohen për përdorimin e duhur të inteligjencës artificiale

Shqipëri2 hours ago

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Lajme2 hours ago

Çfarë dëshmoi Ali Ahmeti në Hagë? Shasivari ngre pikëpyetje në përvjetorin e “pritës” së raportuar ndaj Ahmetit në Shqipëri

Kosovë2 hours ago

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Maqedoni3 hours ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri4 hours ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

NA NDIQ NË FACEBOOK