Connect with us

Uncategorized

Zgjedhjet 2020: Trump i gatshëm t’i kthehet eventeve publike, thotë doktori i tij

Publikuar

Presidenti amerikan Donald Trump ka kryer kursin e tij të shërimit nga Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë javë, ka thënë mjeku i tij.

Dr.Sean Conley tha se presidenti i ishte përgjigjur “ekstremisht mirë” trajtimit dhe se kishte mbetur “stabil”.

Z.Trump tha se ndoshta do të bënte edhe një test për Covid të premten dhe më pas shpresonte të mbante një tubim zgjedhor për vikend, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Presidenti më herët u tërhoq nga një debat televiziv me rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

Ai tha që “nuk do të harxhonte kohën në debat virtual” pasi organizatorët thanë se duhej të mbahej në atë formë pasi Trumpi kishte rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Të shtunën bëhen 10 ditë që kur presidenti u diagnostikua me Covid, dhe bazuar në trajektoren e diagnostikeve të avancuara që ekipi ka mbajtur, unë do ta anticipojë sigurinë e presidentit për rikthimin në angazhime publike gjatë kësaj kohe,” shkruajti doktori. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK