Shëndetësi
Zemaj: Të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun nga kanceri i gjirit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se luftimi i kancerit të gjirit është luftë që fillon por nuk mbaron vetëm me tetorin.
Sipas tij, 12 muaj të vitit duhet të jetë ndërgjegjja për rrezikun nga kanceri i gjirit, njofton Klan Kosova.
“Falënderoj presidentet Atifete Jahjaga, Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita si bashkë organizatore e këtij shënimi dhe zonjën Nafije Latifi si dhe të gjithë mjekët por edhe mysafirët e tjerë që kontribuojnë në vazhdimësi në avokimin e luftës kundër kancerit të gjirit”.
“Lufta kundër kancerit të gjirit, është kauzë e përbashkët dhe jemi bashkë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:
Nuk është e lehtë, por, nëse i respektojmë rekomandimet, gjasat ta fitojmë betejën kundër kancerit i ka secila grua dhe vajzë. Gatishmëria juaj për ta hetuar herët, për të mos u nënshtruar, është hapi i parë drejt suksesit.
Jemi dëshmitar për rastet e shumta fatale. Patjetër duhet ta ulim këtë fatalitet me ndërgjegjësimin për rrezikun nga kanceri i gjirit.
Me hetimin e hershëm të kësaj sëmundje tinëzare, fitohet beteja.
Andaj shpreh respektin e veçantë të gjitha heroinave që e mundën kancerin, që janë këtu me ne apo na përcjellin nëpërmjet mediave.
Besoj se përvoja dhe rrëfimi i tyre do të jetë motivues për të gjitha gratë tjera, të mos nënshtrohen.
Nëna, Motra, gra, të çmuarat tona, kini kujdes!
Mos i jepni asnjë shans kancerit, bëni kontrolle, respektoni rekomandimet e mjekëve!
Asnjë nënë, grua apo motër, nuk guxojmë ta lëmë vetëm, as nuk do të jetë vetëm!
Luftimi i kancerit të gjirit, është luftë që fillon por nuk mbaron vetëm me tetorin.12 muaj të vitit, duhet të jemi të…
Publiée par Armend Zemaj sur Vendredi 9 octobre 2020
klankosova.tv
The post Zemaj: Të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun nga kanceri i gjirit appeared first on Klan Kosova.





















