Connect with us

Kosovë

Zemaj nuk e përjashton mbylljen në rast se ka rritje rastesh me Covid

Publikuar

më

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk e përjashtoi mundësinë e ashpërsimit të masave anti-covid, nëse do të ketë rritje të infeksioneve me Covid-19.

Ai bëri thirrje që të respektohen masat, ose në të kundërtën siç tha ministri do të ketë kufizim të lëvizjes.

“Do të ketë mbyllje do të ketë kufzim të grumbullimit të njerëzve, nuk do të lejojmë ashtu siç tash kemi lejuar të ketë numër të caktuar edhe në objektet e mbyllura”, tha Zemaj në RTV 21.

Sa i përket karantinimit ai tha se nuk do të ketë mbyllje në kuptimin e plotë të karantinës, por do të ketë izolim të zonave të caktuara.

Sipas ministrit Zemaj, gjatë muajit shtator dhe dy javëve të tetorit, Kosova ka qëndruar më së miri në rajon sa i përket numrit të rasteve me Covid-19.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK