Connect with us

Ndryshe

Zbuloi terapinë kundër HIV/SIDA, virologu i njohur tashmë i fokusuar tek kura për Covid-19

Publikuar

David Ho është një virolog, skuadra e të cilit tek Universiteti i Kolumbisë, është e para në “luftën” për të gjetur antitrupa monoklonale për të luftuar koronavirusin.

Presidenti Trump, të cilit iu dha një terapi me antitrupa monokolonalë të përgatitur nga Regeneron Pharmaceuticals, e ka përshëndetur këtë “koktejl”, por shkencëtarët theksojnë se duhen bërë akoma më shumë teste, shkruan abcnews.al

Ndërsa Ho momentalisht e ka fokusin tek koronavirusi, ai e ka bërë emrin nga kërkimet për HIV/SIDA. Në vitet 1990 ai ndihmoi në zbulimin e një terapie novatore me medikamente që luftonin SIDA-n. Kjo e bëri atë nga një sëmundje vdekjeprurëse në një sëmundje të menaxhueshme.

Një nga pacientët e tij më të famshëm ishte legjenda e NBA Magic Johnson, i cili njoftoi se ishte pozitiv për HIV në vitin 1991.

Duke folur për CBS rreth komenteve të Trump për të mos pasur frikë nga virusi, Ho tha: “Epo, besoj se ne duhet të kemi frikë rreth asaj që virusi mund t’i bëjë një personi të infektuar. Mbi 1 milion persona kanë vdekur. Dhe më shumë se 200,000 amerikanë kanë vdekur. Na duhet që t’i japim këtij virusi respektin që meriton.” s.b/abcnews.al/

Advertisement