Lajme
Xhaferoviq në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Meta

Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës Shefik Xhaferoviq e ka nisur vizitën e tij në Tiranë, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu shqiptar Ilir Meta.
Presidenti boshnjak do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri dhe pritet të takohet edhe me drejtues të tjerë të lartë të shtetit shqiptar, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu Xhaferoviq së bashku me Metën do të vizitojnë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.
.




















