Connect with us

Sport

Werner me një mesazh për bashkëlojtarët: Duhet të bëjmë më mirë, mbrojtja është ajo që sjell tituj!

Publikuar

Chelsea e pagoi 50 milionë euro Wernerin, por sulmuesi nuk e nisi mirë në fillim. Werner shënoi dy herë, por nuk ishte e mjaftueshme për fitoren e Bluve sepse dueli përfundoi 3:3 kundër Southampton. 

Është parë edhe më parë kundër WBA kur Chelsea gjithashtu pësoi tre gola. Problemi më i madh i Lampard këtë sezon do të jetë mbrojtja e cila nuk është në nivelin e duhur. Pas ndeshjes së fundit, Werner u theksoi shokëve të tij se mbrojtja është më e rëndësishmja, përcjell lajmi.net. 

“Jam i lumtur për golat, por nuk fituam, kështu që nuk mund të jem plotësisht i lumtur. Ne kemi pësuar shumë gola në tre ndeshjet e fundit, ky nuk është niveli në të cilin duhet të jemi. Ne jemi Chelsea dhe duhet të luftojmë për titullin, dhe me një ekuilibër të tillë sigurisht që nuk do të jemi në gjendje të arrijmë një gjë të tillë”.

”Në fund të fundit, sulmi nuk sjell tituj. Në Gjermani, unë u mësova një gjë – mbrojtja është ajo që sjell tituj”, vijoi gjermani. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK