Sport
Wenger zbuloi se kishte ofertë nga Man Utd dhe refuzoi disa herë PSG-në

Wenger ka qenë me Arsenalin që nga viti 1996, dhe u largua nga ‘Emirates Stadium’ pas presionit të tifozëve shkaku i rezultateve të dobëta në vitet e fundit.
Francezi nuk zbuloi se kur e mori ofertën e Manchester United, por besohet të ketë ndodhur pasi Sir Alex Ferguson të jetë pensionuar.
“Mund t’ju them se kisha një ofertë për stolin e Manchester United, por nuk do ta zbulojë kurrë. Ferguson dhe unë kemi pasur disa beteja të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Wegner, përcjell lajmi.net.
Wenger aktualisht punon në Federatën Botërore të Futbollit si shef i departamentit të zhvillimit global, dhe pas largimit nga Arsenal, u kërkua nga PSG.
“Kam pasur oferta për stolin e PSG disa herë, por i kam refuzuar”./Lajmi.net/





















