Connect with us

Kosovë

VV vazhdon ofendimet ndaj Hotit, Aliu: Një person me memorien e peshkut

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me ofendimet dhe etiketimet e ndryshme ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Është sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ai që po përkujdeset t’i vë etiketime e ta përul kryeministrin Hoti.

Aliu tha se nuk duhet të fajësohet vetëm Lajcak për Asociacionin, por edhe Hoti pasi ra dakord për marrëveshjen që ajo të themelohet.

Ai tha se Hoti ose është një mashtrues ose një person me memorien e peshkut.

“Pra kur ta godasim Lajçakun me të drejtë, para saj ne duhet ta godasim zotëri Hotin, i cili ka rënë dakord që kjo marrëveshje të bëhet. Ne ose kemi një mashtrues ose një person me memorien e peshkut”, tha Aliu.

Aliu madje thotë se po të thirresh në marrëveshjen e 2015 të Asociacionit të Komunave Serbe, s’ka pse të fajësohet Lajcaku por Isa Mustafa.

NA NDIQ NË FACEBOOK