Connect with us

Kosovë

VV thotë se inspektori i arrestuar për ryshfet është anëtar i PSD-së por ky mesazh përgënjeshtron partinë e Kurtit

Publikuar

Dega e VV-së në Prishtinë ka dalur me një reagim pas arrestimit të një inspektori të Komunës së Prishtinës i cili u kap në flagrancë për ryshfet.

Sipas reagimit thuhet se i arrestuari nuk është anëtar i VV’së dhe ka dalë nga partia në kohën kur një pjesë e saj formoi PSD’në.

“Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes.”, thuhet në reagim.

Por, në Facebook po qarkullon një fotografi e cila hedhë poshtë reagimin e VV’së në të cilin thuhet se Gafurr Rexha është anëtar i PSD’së.

Rexha në ditën e zgjedhjeve kishte publikuar një fotografi në profilin e tij në FB duke e përkrahur Vetëvendosjen dhe sloganin e tyre në zgjedhje “Erdhi dita”.

“Unë besoj që erdhi dita, doli dikush që ngrehi ujin e qoj MUTIN te poshtë!”, kishte shkruar ai.

Gjithashtu, se Gafurr Rexha është pjesë e VV’së, nuk e ka mohuar as nëkryetari Glauk Konjufca i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që është pjesë e tyre.

Ndërkohë, Periskopi ka raportuar se Gafurr Rexha është kryetar i pikës së Vetëvendosjes në Rimanishtë-Qendra Prishtinë, për të cilin posedon edhe dokument.

Ndryshe VV për çdo emër të përfshirë në ndonjë skandal thonë se janë anëtarë të PSD’së dhe jo të tyre./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK