Siç ndodh zakonisht, Vetëvendosje edhe për ngjarjen e sotme ku u shkarkua drejtori i policisë së Kosovës, Rashiq Qalaj – e ka nisur me konspracione.
Është deputeti i kësaj partie që përmes një fjalie arbitrare e pa asnjë shpjegim thotë se “Haki Rugova e shkarkoi drejtorin e Policisë”.
Ajo që z.Bajqinovci ka nënkuptur me një postim të tillë mund të jetë se LDK-ja e ka shkarkuar Drejtorin e Policisë pasi Prokuroria e Pejës e kishte arrestuar z.Rugova para disa ditësh.
Se si ndërlidhen këto dy raste është e vështirë të konstatohet. Sidoqoftë, deklarata të tilla të papërgjegjshme janë bërë pjesë normale e aktualitetit politik.
Statusi i plotë:
“Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë”, ka shkruar Bajqinovci.























