Kosovë
Vjosa Osmani thotë se kryeministri Hoti nuk po ia jep as 5 minuta për takim

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i ka qepuar kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me bashkëpunimin institucional mes Kuvendit dhe Qeverisë.
Osmani ka deklaruar se kryeministri Hoti nuk po ia jep as 5 minuta të vetme për t’u takuar me të.
“Kur i thashë unë (Arben Gashit për takim), kryeministri Hoti qeshi. Ai është qe 4 muaj, e tradita e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Qeverisë ekziston prej vitit 2001,” – ka thënë ajo, përcjell Periskopi.
Kryeministri Hoti vazhdimisht ka shpërfillur polarizimet politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hoti dhe Osmani duket se kanë pasur marrëdhënie të mira mes tyre para se kjo e fundit t’i dilte sërish kundër partisë në emërimin e tij si kryeministër. /Periskopi





















