Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani sërish merret me Isa Mustafën, thotë se deklaratat e tij ishin ‘të pafalshme’

Publikuar

Vjosa Osmani ka goditur sërish kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se me deklaratat e fundit e shtyri që të reagojë ndaj tij.

“Nuk besoj që duhet të sillemi në politikë si joqenie njerëzore. Nuk mund të dalësh të mashtrosh para qytetarëve, nuk mund të mashtrosh e të mos kesh ndjeshmërinë sado të vogël në raport me qytetarët që përfaqëson. Nuk mund të thuash se politika është komplet e ckapur nga raportet ndër-njerëzore. Zoti Mustafa vet i ka quajtur banda mafioze njerëzit me të cilët sot qeveris dhe sot dalin thonë të vërteta aq të mëdha vetëm për të arsyetuar veprimet e liga kundër Vjosës. Gjatë këtyre muajve fare nuk jam marrë me qëndrimet e tij. Ka pasur sulme absolutisht absurd në raporte me mua, ajo që tha së fundmi ishte tejet e ulët, nuk e kuptoj se së paku njerëzit e tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do t’ia falte. Ai e di shumë mirë që unë nuk përtoj. Zoti Mustafa e di shumë mirë që të pavërtetat dhe padrejtësitë nuk i duroj”, ka thënë Osmani./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK