Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani qorton ministrin Selimi: Mos iu thuaj deputetëve “s’po lexoni”

Publikuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mori fjalën në seancën për Kodin Civil.

“Mora fjalën për shkak të mënyrës se si u qas ministri Selim Selimi.” – tha ajo.

Ajo i përmendi një ministër të mëparshëm për arrogancë, e për të cilin tha se nuk i mori as dy vota për ligjet që i propozonte.

“Kjo është shtëpia e deputetëve. Duhet ta ndaloni qasjen e akuzave e ofendimeve në raport me deputetët. E sidomos kur flasim për një çështje që pritet të ndryshojë jetën e qytetarëve për dekada me radhë.” – porositi ajo, raportoi Periskopi.

Osmani tha se është qasje e papranueshme ajo e ministrit Selimi.

“Nuk është hera e parë që na jepni leksione për parlamentarizëm. Qoftë na jepni leksione. E na thoni s’i keni lexu.” – shtoi znj.Osmani. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK