Connect with us

Kosovë

Vjedhja e 2 milionëve: I arrestuari punonte në Thesar të Shtetit prej vitit 2009

Publikuar

Vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ka bërë që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, të thërras konferencë për media dhe të deklarohet për rastin.

Ajo që ministrja Bajrami tha për këtë rast është se zyrtari i arrestuar kishte punuar në Thesar të Shtetit për 11 vjet, që nënkupton se fillimi i punës së tij kishte qenë diku viti 2009 ose 2008.

Bajrami deklaroi për media se personi tjetër që ishte në kërkim është eprori i zyrtarit të arrestuar në vijë raportuese.

“Janë zyrtarë të Thesarit të Shtetit, punon në thesar qe 11 vite ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese. Gjithë ata që punojnë aty e kanë qasjen pasi duhet të kryejnë transaksione në baza ditore”, tha Bajrami.

Ministrja e Financave ka treguar se jashtëligjshëm janë bërë 4 transaksione nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe se mbi 2 milionë euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK