Kosovë
Vjedhja e 2 milionë eurove: Çfarë ka deklaruar zyrtari i Thesarit sot në gjykatë

Veton Rrecaj, avokat mbrojtës i zyrtarit të thesarit, Labinot Gruda, i cili dyshohet se i transferoi mbi 2 milionë euro në llogari të një kompanie në Drenas, ka treguar se çfarë ka deklaruar klienti i tij në seancën e sotme dëgjimore.
Rrecaj ka thënë se klienti i tij është deklaruar i pafajshëm në gjykatë, duke u shprehur se nuk është ai që e ka kryer transferin e parave. Avokati thotë se klienti i tij ndërsa ka thënë se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës për caktimin e paraburgimit,
“Ai është i relaksuar sepse nuk është fajtor… I njëjti deklaroi se në asnjë mënyrë nuk ka bërë një transferim të tillë të mjeteve për të cilat dyshohet”, ka thënë Rrecaj në një televizion.
Avokati tha se edhe nëse klienti i tij do të ketë dyshime se vjedhjen e ka kryer dikush tjetër, ai nuk do t’i paraqes ato në këtë fazë, ndërsa tha se i njëjti ka punuar në një zyrë me 11 apo 12 persona tjerë dhe thotë se secili ka mundur ta përdorë kompjuterin e tjetrit.
“Edhe nëse ka dyshime, në këtë fazë klienti im nuk mendon t’i paraqes… I mbrojturi im nuk punon i vetëm por punon me 11 persona apo 12… Secili mund të ketë qasje në kompjuterin e kolegut”, tha Rrecaj.
Ai ka theksuar se Labinot Gruda nuk ka lidhje dy pronarët e kompanisë “LDA Group” ku u transferuan paratë, ndërsa thotë se “edhe nëse e njeh, nuk deklaron se ka pasur ndonjë raport më të njëjtit


















