Connect with us

Kosovë

Video nga plagosja në Pejë

Publikuar

Një plagosje ka ndodhur sot në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë. Në këtë incident kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve kalimtar rasti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.

E personi i dyshuar për kërë rast ndodhet në arrati. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Express se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK