Connect with us

Kosovë

Veseli: Politikanët që thirreshin në mbrojtjen e prodhimeve vendore, kur erdhën në pushtet i harruan

Publikuar

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka vizituar dy ndërmarrës në Malishevë, Qamil Hotin që ka një pemishte mollësh dhe Sami Kastratin, që ka një pikë grumbulluese të qumshtit.

Veseli thotë se ‘ata janë goditur shumë gjatë pandemisë’ dhe se ‘politikanët që flisnin më së shumti për prodhimet vendore, kur erdhën në pushtet harruan prodhuesit vendorë’.

Ai shkruan:

Sot është Dita Botërore e Ushqimit e me këtë rast shkova në fshatin Carallukë për të vizituar pemishten e mollëve të Qamil Hotit si dhe pikën e grumbullimit të qumështit të Sami Kastratit. Produktet e tyre ushqimore janë të shkëlqyera mirëpo të dy këto biznese të sektorit të prodhimit janë dëmtuar rëndë prej pandemisë e ndihen të braktisur prej shtetit.

Politikanët që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore kur erdhën në pushtet i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë. Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan nëpërmjet heqjes së taksës pa asnjë kusht duke mundësuar importin e produkteve nga serbia të cilat janë të subvencionuara me të vetmin qëllim që t’i vendosin prodhimet vendore tona në konkurrencë të pandershme.

NA NDIQ NË FACEBOOK