Kosovë
Veseli për kombëtaren kosovare: Ky është modeli i dashurisë e punës për vendin

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka shkruar pak minuta para nisjes së ndeshjes Kosovë-Maqedoni e cila do të realizohet pa prezencën e publikut në stadiumin e Shkupit.
Veseli ka thënë fjalë të mëdha për kombëtaren kosovare.
”Sot është edhe një ditë tjetër kur futbollistët tanë do të na bëjnë krenarë. Zemrat dhe mendjet tona janë sonte me ta, që të bëjmë edhe një hap drejt Kamionatit Evropian. Dhe ata e ndjejnë këtë. Kombetarja e Kosovës në futboll është forcë, bashkim e besim në sukses. Ky është modeli i dashurisë e punës për vendin. Shumë suksese djema!’’, është postimi i tij në Facebook.





















