Lajme
Vërmicë: Dogana zbulon tre kallashnikovë të fshehur në një automjet me targa të Shqipërisë

Dogana e Kosovës, gjegjësisht Njësiti anti-kontrabandë sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë tre kallashnikovë të cilat ishin të ç’montuara.
“Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47”, njofton Dogana e Kosovës.
Personat janë ndaluar, automjeti është kontrolluar deri në detaje.
Rasti është përcjell për hetime të mëtejshme tek Policia e Kosovës.
.





















