Connect with us

Sport

Vendos Napoli, lojtarët nuk grumbullohen me kombëtaret

Publikuar

Sipas raportimeve nga mediet lokale të Napolit, skuadra ka marrë vendime të ashpra, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

Napoli nuk do t’i lejojë lojtarët që të grumbullohen me kombëtare, transmeton lajmi.net.

Grupi do të shkojë në izolim vullnetar për 14 ditët e ardhshme.

Sa i përket këtij problemi, faqja zyrtare e skuadrës nuk ka lëshuar akoma komunikatë zyrtare.

Ky kontekst bën që edhe ndeshja me Juventus të anulohet, por këtë ndeshje napolitanët do ta humbin me rezultat 3:0 në tavolinë, me shumë gjasë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK