Connect with us

Kosovë

Vdekja e dy fëmijëve kosovarë në Gjermani, reagon Pacolli: Ndodhi ajo që nuk guxon të ndodhë

Publikuar

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjes së dy fëmijëve nga Deçani që vdiqën sot në Gjermani, pasi u goditën nga treni.

Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se këtë mëngjes ka ndodhur ajo që nuk guxon të ndodhë, derisa ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit.

“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqëve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se dy vëllëzër nga Deçani u goditën sot për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK