Connect with us

Lajme

Vdekja e 53 vjeçarit nga Ndroqi/ Bardhi i nxjerr videon kryeministrit: E vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar serum dhe fjalët e Ramës !!

Publikuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar në rjetin e tij social “Facebook”një video ku paraqiten fjalimet e Ramës mbi sukseset në shëndetësi si dhe pamje nga i ndjeri , Lutfi Çekiri, i cili vdiq duke kërkuar një serumë te Trauma dhe QSUT për tre ditë . Bardhi shprehet se shëndetësia është dështimi më i madh i Ramës dhe një këmbanë alarmi, ku ilaçet nuk janë të sigurta dhe sitemi është I rrënuar me mjekë të keqpaguar.

Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
Ilaçet nuk janë të sigurta.  Sistemi është i rrënuar.

Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë! Denonco, shpërndaje këtë video.