Connect with us

Sport

Vazhdojnë skandalet te kombëtarja e Anglisë – kësaj radhe përfshihen Sancho, Abraham e Chilwell

Publikuar

më

Jadon Sancho, Tammy Abraham dhe Ben Chilwell janë tre lojtarët që sot kanë zënë vend kryesor në mediet britanike.

Tre lojtarët anglezë raportohet të kenë thyer protokollet anti-Covid-19, transmeton lajmi.net.

Ylli i Borussia Dortmund është paraqitur në surprizën e ditëlindjes për Tammy Abraham.

Në ditëlindjen e lojtarit të Chelsea ishte edhe shoku i tij i skuadrës, Ben Chilwell.

Ky lajm ka nevrikosur edhe drejtuesit e Dortmund, pasi Sancho së fundmi nuk ka luajtur dhe nuk është stërvitur me skuadrën, duke u deklaruar me sëmundje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK