Connect with us

Uncategorized

Ushtar në kufi me Turqinë, Mitsotakis krenohet me të birin

Publikuar

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis takoi peshkopin Anthimos pas vizitës së tij në Feres, raporton protothema. Gjatë dialogut, ai shprehu mirënjohjen e tij për kryeministrin, për përgjigjen efektive ndaj asaj që ndodhi në kufirin greko-turk shkurtin dhe marsin e kaluar.

“Ju na bëtë të ndihemi të sigurt dhe krenarë,” i tha peshkopi Mitsotakis.

Në një moment gjatë diskutimit mbërriti djali i kryeministrit, Konstandini, i cili është pjesë e shërbimit ushtarak në Alexandropolis. Mitsotakis vuri në dukje se djali i tij do të shërbejë gjatë gjithë mandatit të tij në Evros.

Pas takimit me peshkopin, kryeministri vizitoi djalin e tij në kampin që shërben.

Gjatë qëndrimit të tij në Feres, një grup rojesh kufitare iu afruan Mitsotakis, e falënderuan atë për mbështetjen dhe i ofruan në shenjë falënderimi simbolet e uniformës së tyre. /Abcnews

.

NA NDIQ NË FACEBOOK