Uncategorized
“Unë jam fajtori”: Presidenti i Filipineve merr përgjegjësi për të paktën 6 mijë vrasje

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë që nuk ka asnjë problem nëse mbahet përgjegjës për mijëra vrasjet që u kryen nën programin e qeverisë së tij për luftën kundër drogës, duke shtuar se ishte i gatshëm të përballej me akuzat që do të mund ta çonin në burg.
Këto deklarime të presidentit u dhanë në televizion pasi është rritur presioni që ai të përballet me akuza kriminale për fushatën gjakatare që e lansoi në mes të 2016-s.
Vrasja e gati 6 mijë të dyshuarve për konsumimim apo trafikim droge është konfirmuar nga policia por monitoruesit thonë se shifra mund të jetë më e lartë.
“Nëse ka ndonjë vrasje aty, unë ju them që jam fajtori… mund të më mbani përgjegjës për çdo gjë, çdo vdekje që ka ndodhur në ekzekutimin e luftës ndaj drogës,” tha Duterte, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
“Nëse vriteni, është sepse jam i tërbuar kundër drogës,” shtoi presidenti. “Nëse po them këtë gjë, më çoni në gjyq që të më burgosni. Mirë, nuk kam problem. Nëse do t’i shërbej vendit duke shkuar në burg, e bëj me qejf.”
Edhe prokurorët e Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare (ICC) po trajtojnë të paktën dy ankesa për krime kundër njerëzimit dhe për vrasje masive në lidhje me këtë fushatë nga ana e Dutertes. /Periskopi






















