Connect with us

Sport

Ujkani: Ta kalojmë së bashku këtë moment jo të mirë

Publikuar

Të ballafaquar me lëndime dhe me situatë aspak të këndshme shkaku i COVID-19, ‘Dardanët’ nuk e shfrytëzuan mundësinë e artë për kualifikim në EURO2020, duke u mundur 2:1 nga Maqedonia në Shkup, shkruan lajmi.net.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, përmes një shkrimi në Instagram, ka folur për grumbullimin e fundit, i cili sipas tij nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ai fton të gjithë të mbështesin Kosovën dhe të kalojnë së bashku këtë moment jo të mirë

“Po e përmbyllim një grumbullim shumë të vështirë për të gjithë ne: ekipin, stadin, Federatën dhe pjesën tonë të pandashme, tifozët, adhuruesit dhe përkrahësit tonë më të mëdhenj që janë gjithmonë afër nesh”, ka shkruar Ujkani, përcjell lajmi.net.

“Të gjithë e dimë se sa e vështirë ka qenë për ne të rikthehemi pas ndeshjes së parë, në të cilën nuk arritëm të realizojmë ëndrrën tonë të përbashkët si popull, por treguam karakter, jemi NJË grup dhe shumë të bashkuar e të vendosur për të kaluar këtë periudhë të vështirë”

“Kosovës i duhet forca dhe përkrahja e gjithë secilit për të tejkaluar këtë moment dhe kemi nevojë për ju”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK