Lajme
U mbajt konferenca shkencore “Ballkani midis mitit, realitetit dhe perspektivës”, i pranishëm edhe zv ministri Shabani

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare me temën boshte “Ballkani midis mitit, realitetit dhe perspektivës”, në të cilën morën pjesë studiues nga vendit dhe rajoni.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, i cili ishtr i pranishëm u shpreh se duke u bazuar në përvojën cilësore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në organizimin e konferencave shkencore dhe duke parë listën e pjesëmarrësve dhe punimet e tyre origjinale, do të arrihet synimi i konferencës. “Tejkalimi i miteve dhe paragjykimeve, ballafaqimi me realitetin shoqëror duhet të jenë faktorët kryesorë, që duhet të nda shpiejnë drejt të ardhmes, e cila duhet të jetë e ndërlidhur me zhvillimin global”.
















