Connect with us

Kosovë

Turistja kanadeze kthen artefaktet e vjedhura në Pompei pasi i sollën “shumë mallkime”

Publikuar

Një turiste që kishte  vjedhur copëza nga qyteti antik i Pompeiit para 15 vitesh i ka rikthyer ato artefakte, duke pretenduar se ishte “mallkuar” prej tyre.

Gruaja kanadeze, e identifikuar vetëm si Nikollë, dërgoi një paketë që mbante dy pllaka mozaiku, pjesë të një amfore dhe pjesë të keramikës, bashkë me një letër ku e rrëfente ngjarjen.

Nikolla, e cila ishte 20 vjeçare kur vizitoi parkun arkeologjik të Pompeit në vitin 2005, fajësoi atë vjedhje për një grumbull fatkeqësish që i kishin ndodhur në vitet e mëpastajme, përfshirë kancerin e gjirit që e kishte pasë dy herë dhe përvojën e vështirësive financiare, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Ju lutemi kthejini mbrapsht. Më sollën fat të keq,” shkroi ajo.

Në kohën e vjedhjes, ajo tha që donte të kishte një pjesë të historisë “që askush s’mund ta kishte” por që reliktet “kishin tepër shumë energji negative… të lidhur me atë tokë shkatërrimi”.

Pompei ishte varrosur në pluhurin vullkanik pas një erupsioni katastrofal të Malit të Vezuvit në vitin 79 para Kisshtit, kur u rizbulimi i tij transformoi të kuptuarët e jetës në botën antike.

Ky vend antik është ndër vendet më të vizituara në Itali dhe për vite me radhë është përballur me problemin e turistëve që vidhnin artefakte.

Nikolla shkroi në letër se e kishte marrë mësimin dhe se donte “falje nga Zoti”.

“Unë tash jam 36 vjeçare dhe kam pasur kancer të gjirit dy herë. Herën e fundit përfundoi në mastektomi të dyfishtë. Familja ime dhe unë kemi pasur telashe financiare. Ne jemi njerëz të mirë dhe nuk dua ta bartë këtë mallkim në familjen e fëmijët e mi.” – shkroi ajo më tej në letër.

Por, Nikolla nuk është e vetmja që u pendua për vjedhjen. Paketa e përmbante një letër tjetër nga një çift, po ashtu nga Kandaja, me disa gurë të vjedhur në vitin 2005.

“Ne i morëm ato pa menduar për dhimbjen dhe vuajtjet e këtyre shpirtërave të gjorë në atë që ndodhu pas erupsionit të Vezuvit,” shkruajtën ata. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK