Uncategorized
Trump fitoi debatin e fundit presidencial: A mund t’ia fitojë kjo zgjedhjet?

Mbrëmë u mbajt debati i fundit presidencial mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe presidentit aktual nga radhët e Republikanëve, Donald Trump.
Debati i mbrëmshëm nuk lejoi ndërhyrjet e njëri tjetrit në fjalimet që mbanin, me nga 2 minuta kohë për të dhënë përgjigjjet.
Kjo përgjigje mund të mos dihet plotësisht deri më 3 nëntor, datën e zgjedhjeve, shkruan ABC, përcjell Periskopi.
Audencia e këtij mediumi e ka ranguar performancën e kandidatit Joe Biden me notën 3, ndërsa performancën e Donald Trumpit me 3.5.
Të njëjtën e shkruan edhe The Daily Beast, megjithëse ky medium shkruan se kjo mund të mos mjaftojë që t’ia fitojë zgjedhjet.
Çështja më e nxehtë në këtë debat ishte ajo e menaxhimit të koronavirusit, por Trump qëndroi i qetë dhe dha përgjigje të artikuluara për dallim nga hera e fundit/Periskopi



















