Sport
Tri skenaret që po shqyrtohen për zhvillimin e Wimbledon 2021

Përkundër pandemisë Covid-19, Wimbledon do të zë vend në kalendarin e tenisit për vitin 2021, ndonëse jo si më parë.
Sipas raportimeve nga ‘Sky Sports’, tri skenare për shqyrtohen për zhvillimin e këtij turneu, transmeton lajmi.net.
Kapaciteti i plotë i tifozëve, kapaciteti në përqindje dhe dyert e mbyllura janë opsionet.
Sigurisht, opsioni i parë do të ishte më i miri, por qëndron me gjasat më të vogla për të ndodhur.
Mbetet të shihet se deri ku do të arrijnë organizatorët dhe cili do të jetë skenari i aplikuar për zhvillimin e Wimbledon. /Lajmi.net/

















