Connect with us

Sport

Trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek flet pas fitores në Prishtinë

Publikuar

Kombëtarja e Sllovenisë ka shënuar fitore minimale në udhëtimin në Prishtinë, duke mposhtur Kosovën 0:1.

Pas ndeshjes, trajneri Kek ka përgëzuar lojtarët dhe është shprehur i lumtur me fitoren e arritur.

“Fitorja është një shpërblim që vjen për djemtë dhe për të gjithë punën e fortë që kanë bërë deri më tani”, ka thënë Kek, transmeton lajmi.net.

“Ajo vjen për një raport më të mirë dhe vjen pas një dëshire të madhe për fitoren”, shtoi selektori i sllovenëve.

Sllovenia mori mbrëmë tri pikë, falë golit të Vuckic, i cili vinte në minutën e 21’ të takimit. /Lajmi.net/